Thursday, March 31, 2011

Përtej “murit me gropa” dhe “legjenda lagjeje”...

Përtej “murit me gropa” dhe “legjenda lagjeje”...
Qyteti dhe fjalët


Muri me gropa – tha një djalë i vogël në oborrin e hapur i cili me një moshatar të tij po rregullonin diçka ... duhet të kaloni murin me gropa dhe menjëherë do të dilni matanë ... Të gjithë bënë sikur e kuptuan por secili mendonte me vete se si mund të ishin gropat nëpër mure ... Në fakt në atë segment të rrugës duket se mbetëm si të kapur në çark pasi dukej se çdo rrugë ishte e mbyllur apo e përfshirë brenda një rruge tjetër më të vogël ose më të madhe dhe sikurse “matrioshkat” sa me shumë kukulla hapje aq me shume të dukej se rrethi ku kishe mbetur i izoluar behej gjithmonë e më i vogël. Pikërisht aty në anën tjetër të murit me gropa hapej rruga e “shpëtimit” drejt asfaltit dhe autostradës ... e shpëtimit pasi disa kishin filluar të shqetësoheishn nga mungesa e asfaltit....

Dukej se konotacioni i gropave ishte pak sa ndryshe në atë lagje, pasi edhe një mesoburrë që ndeshëm na rekomandoi si rrugë shpetimi “murin me gropa”. “Kalojeni pa problem dhe do të dilni menjëherë në rrugën e hapur. Nuk ka qen dhe nuk ju thotë gjë askush” ... tha ai pasi pa hezitimin tonë për të kapërcyer “murin me gropa”. Ky mur ishte akoma mister për ne pasi akoma nuk po kuptonim se si ishin gropat ne mur ... menjëherë ky mister u zgjidh pasi pamë një fushë të madhe buzë lumit, të hapur nga njëra anë dhe nga ana tjetër një mur ri me blloqe netoni që e kufizonte atë. Ky duhet të ishte muri dhe pasi iu afruam vume re se ishte plot “kratere” të cilat ishin krijuar nga rrënimi i murit ... këto duhet të ishin “gropat”. Ato ishin të shpërndara në mur njësoj si një shkallë që të lehtësonin të ngjiteshe drejt kapërcimit të tij. E tek sa bëheshim gati të kapërcenim ... një djal tjetër i vogël vjen dhe na thotë se në vend të gropave mund të kaloni nga “dyqani” ... ai ka dy dyer dhe ju lë të kaloni në do t’i kërkoni. Sapo morëm në drejtim të dyqanit një mesoburrë që gjendej aty pranë dhe po ndiqte skenën na thote se “dyqani” do tu lerë të kaloni në se do te bleni diçka. E po mire menduam ... kjo do të jetë taksa e kalimit dhe u nisëm drejt “dyqanit”. Në fakt tek dera e “dyqanit” na priste një burrë i shëndetshëm i cili na tha se nuk kishte shitur ndonjëherë asgje brenda oborrit të tij, por ne mund të kalonim “përtej” se një pjesëtar të grupit tonë e kishte parë në TV.

E pra niveli i fantazisë dhe moskomunikimit në këtë “lagje matrioshkë” është pjesë e lagjes vetë dhe hapësirës që e rrethon atë. Tani që mendoj ... them se ky koncept i “matrioshkës urbane” mund edhe të zhvillohet në mënyrë më inteligjente sipas konceptit të “dyqanit” edhe në shkallë urbane ... 



Artikulli nga Sotir Dhamo

3 comments: